FRPD Lezhë ngatërron priftin me kujdestarin e Kishës/ Punonjësi i rrugës godet me një send të fortë në kokë besimtarin (VIDEO)

18 Janar 2021, 11:24| Përditesimi: 18 Janar 2021, 12:58

  • Share

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në qytetin e Lezhës këtë të hënë.

Një punonjës i rrugës së këtij qyteti ka dhunuar një person tjetër i cili punon si kujdestar i kishës ortodokse.

Në videon e siguruar nga Report Tv, shihet momenti kur punonjësi e ka goditur kujdestarin e kishës me një send të fortë në kokë.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje që kanë çuar punonjësin të godasë atë.

Këtë rast e ka denoncuar dhe kreu i FRPD-së Lezhë, Albert Loçi i cili ka publikuar videon. Por fillimisht ai në rrjetin e tij social shkruan se është dhunuar prifti ortodoks Koço Kapedani.

Por pas reagimit të Kishës Ortodokse e cila ka sqaruar se Koço nuk është prift, Loçi ka ndryshuar postimin e tij duke e cilësuar si qytetar.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?