Lezhë/ Prishet fusha e futbollit ku stërvitet ekipi i Besëlidhjes! Ish-futbollistët: Po zhduket historia! Ndreu: Po ndërtojmë park me lojëra dhe fusha tenisi

30 Dhjetor 2022, 18:59| Përditesimi: 30 Dhjetor 2022, 19:10

  • Share

Me fond 125 milionë lekë të qeverisë shqiptare ka nisur puna në Lezhë për ndërtimin e një parku sportiv dhe lojëra për fëmijë në vendin ku ka qenë fusha e futbollit.

Prishja e fushës ku stërviteshin të rinjtë e Klubit të futbollit “Besëlidhja” dhe që ndodhet pranë stadiumit ka nxitur reagimin e ish-futbollistëve që ndër vite kanë luajtur me këtë ekip. Salvator Kaçaj dhe Gjovalin Gega shprehen se kryebashkiaku i Lezhës po zhbën historinë e futbollit.

“Marifetet e Rilindjes janë kriminale. Lezha ka vende plot për të ndërtuar fusha tenisi e volejbolli, s’ka nevojë të prishë fushën e futbollit. I bëj thirrje zotërisë (Pjerin Ndreu) të heqë dorë nga ky projekt se po shkel ligjin. I kujtoj se për terrenet sportive vendimet mund t’i marrë vetëm Këshilli Kombëtar i Territorit, jo bashkia e Lezhës”, tha Salvador Kaçaj.

Ndërsa Gjovalin Gega ish-futbollist i Besëlidhjes tha se “i bëj thirrje bashkisë, meqenëse aneksi sporti ka mbaruar (është prishur), të paktën stadiumin mos ta prekë se është shumë e rëndë për futbollin e Lezhës. Nëse prek stadiumin e zhduk “Besëlidhjen” nga historia e futbollit shqiptar”.

Më herët kundër projektit është shprehur dhe deputetja demokrate e Lezhës, Lindita Metaliaj e cila thotë se “me vendim të Komisionit për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave toka u është kthyer trashëgimtarëve të Cen Osmani”. Sipas saj, pronarët e kanë ankimuar në gjykatë vendimin e Bashkisë Lezhe, duke kërkuar pezullimin e punimeve.

Ndërsa zyrtarë të Bashkisë së Lezhës, kontaktuar në telefon nga Report TV thanë se toka ku po zhvillohet projekti është pronë e bashkisë dhe do të ndërtohen disa terrene sportive, si fusha tenisi e volejbolli, kënd lojërash për fëmijët.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 30/12/2022 20:54

    mos e prish fushen e futbollit,,,o polic hajvan,,,kush e vuri kete budalla ne bashki,,,fajin e keni vete ju populli i lezhes,,,se e zgjodhet policin,,kryetar bashkie...polici ne tirane eshte baraz me nje gonar....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?