Lënda drusore e sekuestruar

Lezhë/ Po transportonin me furgon drurë të prerë në mënyrë të paligjshme, gjobiten 4 persona

20 Maj 2022, 14:34| Përditesimi: 20 Maj 2022, 14:37

  • Share

Inspektorati Kombëtare i Mbrojtjes së Territorit në Lezhë, ka goditur katër raste të krimit mjedisor në pyje.

Me qëllim parandalimin e prerjeve të paligjshme në pyje, struktura përgjegjëse e inspektimit, pranë Drejtorisë Rajonale të IKMT-së , Lezhë dhe Drejtoria e Inspektimit në Pyje IKMT, gjatë natës dhe paradites të së premtes, zhvilloj një operacion inspektimi në Rrugën e Kombit , në aksin Rrëshen -Milot . Nga ky operacion u kapën në kushtet e flagrancës 4 subjekte duke transportuar me automjete lëndë drusore pa dokumentacion . Konkretisht shtetasi L.P banues në Pukë , M.G banues në Kurbin , P.R banues në Mirditë dhe P.M banues në Kurbin .

Ndaj këtyre personave  u morën masa Administrative, duke u gjobitur me shumen nga 500 mijë lek të reja dhe materiali drusor u sekuestrua dhe u magazinua pranë Bashkisë Lezhë. Aksioni u drejtua nga drejtori i Inspektoratit te Mbrojtjes se Territorit në Lezhë Flori Gjini, ndërsa bëhet me dije se operacione të tillë  do të zhvillohen edhe në ditët në vijim. Por IKMT, kërkon bashkëpunimin e qytetareve qe të informojnë për çdo konstatim të prerjeve dhe transportit të lëndëve drusore.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?