Trajlerat e sekuestruar

Lezhë/ Po transportonin inerte me dy trajlera, 3 në pranga! Tentuan të manipulonin mungesën e faturave tatimore

25 Gusht 2023, 15:55| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 16:05

  • Share

Administratori i një subjekti të shfrytëzimit të inerteve dhe dy shoferë janë vënë në pranga, pasi u kapën duke transportuar me dy trajlera dhe pa dokument shoqërues materiale inerte. Ndërsa në momentin e ndalimit të arrestuarit u munduan të manipulonin policët për mungesën e faturave tatimore.

Automjetet me të cilat po transportoheshin materiale inerte, u ndaluan në aksin rrugor Skuraj-Milot, në vendin e quajtur Milot, ku u arrestuan në flagrancë s A. B. 26 vjeç, banues në Laç (me detyrë administrator i një subjekti për shfrytëzimin e inerteve në lumenj), A. Sh. 40 vjeç dhe A. K. 55 vjeç, banuesë në Tiranë (shoferë të firmës).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 trajlera të mbushur me materiale inerte me qëllim transportimin e tyre, për të cilat nuk dispononin asnjë dokument shoqërues.

Gjithashtu, në momentin e konstatimit të tyre nga shërbimet policore, të arrestuarit kanë tentuar të manipulojnë faturën tatimore duke  paraqitur të dhëna të rreme që nuk korrispondonin me sasinë, subjektin blerës e shitës të mallit.

Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?