Lezhë/ Përplasen 2 makina, 1 i plagosur! Report Tv sjell pamje nga aksidenti

16 Janar 2021, 17:50| Përditesimi: 16 Janar 2021, 17:59

  • Share

LEZHË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Balldre - Lezhë, ku ka mbetur i plagosur një person.

Report Tv mëson se 2 makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë ka mbetur i plagosur një person, i identifikuar si Ali Dushku. 

I plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, teksa siç shihet nga pamjet që Report Tv sjell përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dhe dëme të mëdha materiale të 2 automjeteve tip "Benz" dhe "Peugeot e drejtuar nga Marie Malaj".

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?