Lezhë/ Përkujtohet 7-vjetori i shenjtërimit të martirëve

6 Nëntor 2023, 18:03| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 18:10

  • Share

Shtatë vite më parë, më 5 nëntor 2016, 38 martirët e Kishës Katolike të Shqipërisë u shpallën shenjtorë nga Vatikani. Kjo datë e shënuar është përkujtuar në Blinisht të Lezhës aty ku prehen eshtrat e dy prej martirëve.

Pasditja e 5-nëntorit ishte e veçante në kishen e Martireve në Blinisht të Lezhës. Banore të Zadrimës dhe Priftërinjt të Dioqezes së Sapës, u bënë bashkë për të përkujtuar 7-vjetorin e shenjtërimit të 38-martireve shqiptare të fesë, eshtrat e dy prej të cilëve, At Ndoc Suma dhe Dom Luigj Prenushi prehen pikërisht në këtë kishe.

Rituali fetar nisi me një ecje në rrugë të titulluar "Në gjurmet e Martireve" e më pas vijoj me meshen e shenjtë të drejtuar nga ipeshkvi i Dioqezes së Sapës Imzot Simon Kulli. Ai vleresoi rolin e martireve shqiptar në mbrojtje të fesë, ndërsa bën thirrje për paqe.

Gjatë regjimit komunist u burgosën, u torturuan dhe ekzekutuan ipeshkvinj, meshtarë dhe 4 laikë, mes tyre Marie Tuci. Më 5 nëntor të vitit 2016, 38 martirët e Kishës Katolike të Shqipërisë u shpallën të Lum dhe Shenjtorë nga Vatikani.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?