Lezhë, përkujtohet 556-vjetori i vdekjes së Skënderbeut! Homazhe dhe kurora në memorialin e Heroit Kombëtar

17 Janar, 15:46| Përditesimi: 17 Janar, 15:58

  • Share

Lezha përkujtoi 556-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriot Skëndërbeut. Heroi Kombëtar i shqiptarëve, strateg dhe burrë shteti, udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko- shtetëror të popullit shqiptar.

Në nderim të kësaj të kësaj figure emblematike për shqiptaret, autoritetet lokale dhe përfaqësuesit e klerit katolik bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule në vendvarrimin e Skenderbeut, në qendër të qytetit.  Veprimtaria e organizuar nga Bashkia Lezhë u përmbyll me një koncert me këngë, recitime e krijime të ndryshme, kushtuar figurës së heroit tonë kombëtar.

“Me figurën e pavdekshme te Gjergj Kastriotit populli shqiptar ka shembullin dhe simbolin e bashkimit dhe vëllazërimit”, tha Otavio Vitale Ipeshkv i Dioqezës, Lezhe.

Ndërsa prefekti i qarkut, Gjergj Prendi shton se “Skenderbeu ishte shtetar dhe ushtarak i madh”.

Skënderbeu vdiq në 17 Janar të 1468-ës dhe u varros në Lezhe, ku kishte themeluar “Besëlidhjen e Lezhës” në mars të 1444-ës, me të cilën bashkoi principatat shqiptare kundër pushtimit Osman. Ndërsa Memoriali, që është njëherësh varri më madhështor në Shqipëri është ndërtuar në vitin 1981.

Sipërfaqja e Memorialit është rreth 225 m2 duke përfshirë brenda tij rrënojat e Katedrales së Shën Nikollit, mbi të cilën ai është ndërtuar. I ideuar nga skulptori i mirënjohur Odhise Paskali e me arkitekt Latif Lazimin, ky vend e përfaqëson denjësisht madhështinë e Skënderbeut.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?