Lezhë, pensionistët në radhë për të tërhequr bonusin! Të moshuarit: Janë rritur çmimet, mbështetja të jetë e vazhdueshme

6 Prill 2023, 12:03| Përditesimi: 6 Prill 2023, 12:33

  • Share

Këto janë pamjet e zyrës postare të shpërndarjes së pensioneve në Lezhë, në këto ditë të para të muajit prill.

Pensionistet janë dyndur për të tërhequr bonusin prej 5 mijë lekësh të reja të akorduar nga qeveria shqiptare, e për rrjedhoje është krijuar radhë dhe pritje të gjata në sportele.

Pensionistet kërkojnë shtim të sporteleve të shpërndarjes për të shmangur pritjet e gjata, ndërsa janë të kënaqur me këtë mbështetje financiare, por kërkojnë që të jetë e vazhdueshme pasi rritja çmimeve ju ka vështirësuar jetesën.

Nuk mungojnë as ata që e konsiderojnë bonusin financiar në këmbim të votave për zgjedhjet vendore të 14-majit.

‘E morëm! I kënaqur shumë, por i dua përherë këto! Për votat nuk dihet, atyre që e kam pas ndër mend do t’ja jap.’- tha një pensionist.

‘Të mjaftueshme nuk janë!’- u shpreh një pensionist.

‘Si të kalojnë votat s’ka me na i dhonë më!’- u shpreh një tjetër.

‘S’na i ka dhënë për fushatë por me ndërgjegje.’- tha një tjetër.

Shpërndarja e bonusit po bëhet përmes një grafiku të përcaktuar nga filiali i postës shqiptare në Lezhë, ndërsa u kërkohet pensionisteve që të respektojnë grafikun për të shmangur kaosin që mund të krijohet përshkak të ambienteve të kufizuara.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?