Lezhë, pensionistët në radhë për shpërblimin e fundvitit: Pak është, por kanë bërë sevap me ne

13 Dhjetor 2023, 17:40| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 19:26

  • Share

Këto janë pamjet e zyrës postare të shpërndarjes së pensioneve në Lezhë këtë të mërkurë.  Dyndja e pensionisteve për të tërhequr shpërblimin e fundvitit ka krijuar radhë në sportele.  Kjo situatë përsëritet shpesh herë, pasi për në gjithë qytetin e Lezhës ka vetem një pikë postare për pensionistët. Ata ankohen për orët e gjatë të pritjes në të ftohtë.

“Kam ardhur që në 6 të mëngjesit dhe ende nuk e kam marrë pensionin dhe as shpërblimin prej 5 mijë lekësh që na ka dhënë qeveria. Pak është por kanë bërë sevap me ne. Me 5 mijë lek nuk merr dot as një pulë deti”.

“Kam ardhur disa herë nga fshati Ishull Lezhë në këmbë për të marrë lekët dhe ende nuk i kam terhequr se ka shumë radhë”, tha një tjetër pensionist.

Filiali i Postës Shqiptare në Lezhë tha se shpërblimi shpërndahet me grafik, ndaj u kërkohet pensionisteve që të respktojne rregullat për të shmangur radhët.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sapa: 14/12/2023 13:16

    Dhe me keqja cdo pensjonit qe merr pensjonin i le 2000 leke asaj qe e shperndan sikur po i ben ajo nder.Po ta realizojne qe pensjonet te shkojne ne banke do ishte gje e mire.

    Përgjigju
  • Iris: 14/12/2023 01:26

    Ju meritoni te drejte se keni punuar gjithe jeten,jo /sevap/.Ja ngrene rrogen deputeteve dhe administrates a thua se bejne veze te arta,kur tere diten dredhin zinxhirin dhe juve qe jeni shkrire ne pune me kushte e pa kushte ju japin nje pension mizerabel e nje shperblim ne fund te vitit sikur jeni gur me zinxhir ne qafe te shtetit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?