Lezhë/ Goditi mësuesen me karrige, nxënësi i penduar: Më përmendi babanë, humbja e tij ka qenë dramë për mua! Zysha: Bënte zhurmë e s’mësonte

26 Tetor 2023, 13:42| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 14:39

  • Share

LEZHË- Një ditë pas ngjarjes së paprecedent ku mësuesja e matematikës Majlinda Palushi u godit me karrige nga nxënësi, mësimi në Gjimnazin "Hydajet Lezha" në qytetin e Lezhës vijon normalisht.

Edhe pse kishin paralajmëuar bojkot, mësuesit iu rikthyen mësimit dhe askush nuk prononcohet për incidentin. As Drejtoria Rajonale e Arsimit Paraunversitar në Lezhë nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar, duke mos iu përgjigjur interesit të medias.

Ndërkohë policia ka shtuar masat e sigurisë në gjimnazin "Hydajet Lezha", ku siç shihet në pamje uniformat blu qendrojnë në hyrje të shkollës.

16-vjeçari mbahet në paraburgim dhe pritet të dalë në gjykatë me dy akuza "Goditje për shkak të detyres" dhe "Plagosje e rëndë me dashje". Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije adoleshenti ka shprehur pendesë.

“Nuk e di çfarë ndodhi! Pata një gjendje të renduar psikologjike pasi mësuesja më përmendi babanë ndërsa po flisnim për frekuentim e shkollës. Ka qene një drame për mua humbja e babait dhe e përjetova serish atë moment. Nuk kam patur asnjë debat më parë me mësuesen, nuk duhej të ndodhte. Jam i penduar!”.

Po kështu është marrë në spital dëshmia e Majlinda Palushit e cila ka deklaruar se ka kërcënuar nxënësin se do ta ngelë në klasë pasi i ka prishur orën e mësimit.

“Nxënësi ishte në bankën e fundit dhe bënte muhabet me shokun. Më ka prishur orën e mësimit. I kam tërhequr vëmendjen por nuk ndalonte. Në këtë momenti i kam thënë se nuk e meriton notën kaluese, edhe vjet të kam kaluar kot. “Betohem për eshtrat e  tim eti dhe tëndit se s’ke për të kaluar këtë vit”.

Fjalët e mësueses kanë lënduar 16-vjeçarin që ka mbetur jetim. I revoltuar ka goditur mësuesen me karrige e cila ka marrë plagë në trup dhe është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar. 

 

1698323612_majlindapalushi.jpeg

 

Majlinda Palushi

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 27/10/2023 16:24

    Dikur mesuesi ishte figura me e respektuar dhe keshtu duhet te jete, por te arrije mesuesja te lendoje shpirtin e nje nxenesi qe sapo i eshte ndare prindi nga jeta ne vend qe ti jape force dhe ta ngushulloje kete edhe nje i pashpirt sado qe te jete, kurre nuk e ben, kjo mesuese monster te kalbet brenda.

    Përgjigju
  • Anita: 27/10/2023 10:12

    Jam vete mesuese dhe e di shum mire se sa te pa pergjegjshem jan bere nxenesit por kjo sdo te thot qe kemi te drejt ta ofendojm apo ta prekim aty ku i dhemb me shum. Koleges i ka vdek babai dhe e ka provuar vet cdo te thot humbje e prinderit por ai qe esht akoma femi …., ne nuk e dim si esht gjendja e tij, si e ka perjetuar ai . Ndaj nese do ta ngelte e ngel pa ze ,ca kuptimi ka e thua apo jo .

    Përgjigju
  • Dd m: 26/10/2023 20:07

    Figura e mesuesit eshte e shenjte. Edhe ajo e gruas si nene. Duhet denimi personal per tu bete shembull se mund te perseritet si rast. Po te varej nga un,duhet varje ne litar.????

    Përgjigju
    • Meri: 26/10/2023 22:59

      Një mësuese dhe nji nënē,që nuk di të sillet me nji fëmijë 16 vjeç,nuk i duhet askujt:Kjo " mësuese " që guxojë dhe i vuri gishtin mbi plagë nji fëmije,ç'far pretendente të merte mbrapsh,ndonji pëqafim,apo ndonji tufë me lule ???Mësuesi ka për detyrë të mesojë e edukojë ,e jo të kërcënojë,nëqoftese nuk e ben dot,të ndrrojë profesionin .

  • Lezha: 26/10/2023 18:44

    Mesuese pa piken e inteligjences emotive. Ku e gjen te drejten kjo mesuese ti permendi prindin e vdekur nxenesit. Ku e di ajo cfare traume psikologjike eshte duke vuajtur ai femije nga ajo humbje aq e madhe qe i dhemb shpirti. Zhdukini nga arsimi keto kafshe qe nuk jane empatike me femijet dhe qe i detyrojne te dalin nga vetja

    Përgjigju
  • mergimtari: 26/10/2023 16:52

    Akti i nxenesit eshte mjaft i rende dhe tregon formimin e dobet te tij.Sa per mesuesen do te thosha se eshte nxituar duke bere deklarata per kalimin e klases apo jo.Ky rast dhe te tjere qe ndodhin shpesh ne shkollat tona,tregon se sa e madhe eshte degradimi i shoqerise dhe vete sistemit tone arsimor.Ne qoftese mesuesja eshte "problematike" sic thote nje komentuese ,eshte drejtoria e shkolles dhe organet pergjegjese te marrin masa.Akti eshte shume i shemtuar dhe ai nxenes nuk duhet te jete me nxenes,(te pakten ne ate shkolle)

    Përgjigju
  • Eri: 26/10/2023 15:21

    Personalisht jam nga Lezha dhe di te them qe sapo kam degju emrin e kesaj mesueseje kam thene me ne fund i erdhi dita dhe ksaj.E kam pas mesese ne gjimnaz e pagdhendur gjithmone vec terror shperndante dhe kercenime. Me vjen keq per djalin e shkrete qe i plasi ne dore kjo “mine”

    Përgjigju
  • Liu: 26/10/2023 14:43

    Mir ja ka bo se esht msuse ska Te drejt me u fut ne familje e fatkeqsi.kur sja they hunden pleres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?