Lezhë, nis shembja e objekteve të dëmtuara nga tërmeti! Pacaj: Përfundon për 49 ditë

17 Nëntor 2020, 11:39| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 12:01

  • Share

LEZHË - Ka nisur në qytetin e Lezhës puna për shembjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që shkoi.

Konvikti i shkollës profesionale "Kolin Gjoka" ishte godina e parë që u shemb e më pas do vijohet me shkollën "Gjergj Kastrioti"  dhe pallatet në lagjen "Gurra" e "Besëlidhja". Paralelisht me shembjet po bëhet dhe largimi i inerteve për t’i hapur rrugë rindërtimit.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj thotë se ndërhyrje do të ketë edhe në 72 pallate të cilët kanë pësuar dëmtime nga tërmeti, por nuk janë klasifikuar për tu shembur.

Në qytetin e Lezhës  u dëmtuan rëndë nga tërmeti 11 objekte të cilat do të rindërtohen nga fillimi, ndërsa për banesat private të dëmtuara ende nuk ka një plan si do të veprohet.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?