Palzhi i Tales, foto ilustruese

Ndërtoi pa leje një godinë dykatëshe për të akomoduar pushuesit, arrestohet 55-vjeçari në plazhin Tales

23 Qershor 2023, 14:46| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 14:56

  • Share

LEZHË- Një objekt dykatësh pa leje e ndërtuar në plazhin e Tales ka sjellë arrestimin e 55-vjeçarit, Nik Gjonikaj.

Ai ndërtoi një objekt dykatësh me dhoma për adomodimin e pushuesve.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u vu në pranga Nik Gjonikaj banues në Tale, Lezhë, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm".

Kontrollet dhe verifikimet për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe veprave të tjera penale kundër mjedisit, vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Talexhi: 24/06/2023 08:05

    Plazhi i Tales eshte bere lamsh-e li, ka 10 vjet qe ne kohen e Fran Frrokut e Bec (Albert???) Rrustit qe e kan bere rrumpalle ate vend, shifni qa ka bere Nard Luli e compani, ku eshte Policija ose Prokuroroa ketu, i bien ne qaf njerit qe nuk pagoji ....Bashkija/administrata e Shenkollit duhet te veje dore, se keshtu si kan filluar keta..Zoti e din se ku ndalet puna. Pershendetje nga Beni.

    Përgjigju
  • Iris: 24/06/2023 02:31

    Nje ndertese dy kateshe,do kohe te ndertohet,vetem po te jete kabine derrase behet menjehere.Si shpjegohet qe eshte arrestuar vetem pronari dhe jo policet e nepunesit e bashkise qe supozohet te hapin syte per raste te tilla?! Nuk eshte se e ndertoi ne maje te malit e brenda nates e se pa askush,po ne buze te detit,ne plazh e i ka marre plot kohe!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?