Foto ilustruese

Kronikë

Lezhë, ndërtoi 2 kate shtesë në një objekt te Rana e Hedhun, arrestohet administratori i një kompanie ndërtimi

22 Qershor 2021, 11:19| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 12:57

  • Share

LEZHË-Administratori i një kompanie ndërtimi në Shëngjjin është arrestuar nga policia për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm". Në prangat e policisë ka rënë Anton Ndreca, 34-vjeç banues në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Lezhës pasi gjatë kontrollit në një objekt ekzistues në pronësi të tij, tek "Rana e Hedhun", Shëngjin, është konstatua se kishte ndërtuar 2 kate të tjera, pa lejen e organeve kompetente.

Hetimet në lidhje me rastin nisën disa muaj më parë nga prokurori Sabri Kastrati, i cili pas verifikimeve arriti në konkluzionin se ka element të veprës penale dhe urdhëroi, ndalimin e administratorit të firmës së ndërtimit.

Në lidhje me këtë rast janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, por që pas dëshmisë së tyre u vendos që të hetohen në gjendje të lire. Ndërkohë në zonën e Shëngjinit janë nën hetim dhe disa raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, që sipas prokurorit Sabri Kastrati i cili po drejton hetimet shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete, duke garantuar se personat përgjegjës do të përballen me drejtësinë.

Javën që lamë pas Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në kuadër të aksioni "Bregdeti Ynë" u ndal edhe në Shëngjin ku i prishen 10 objekte pa leje kryesisht me konstrukt prej druri. Pastrimi i bregdetit nga objektet pa leje është një operacion i ndërmarrë prej disa javësh nga qeveria Rama ku deri më tani janë shembur 61 objekte teksa janë 29 të arrestuar dhe 94 milionë lekë gjoba. Shifrat i dha dje ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa operacioni vijon.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?