Lezhë/ Mungon uji në plazhin e Kunes, largohen pushuesit! S'ka energji për pompat, përplasen OSHEE dhe Ujësjellësi

11 Gusht 2022, 16:49| Përditesimi: 11 Gusht 2022, 16:53

  • Share

Në pikun e sezonit, zona turistike e Kunes në Shëngjin po përballet me mungese të ujit të pijshëm. Prej gati 1 muaj, uji vjen në çezma në orare tejet të kufizuara dhe madje nuk përdoret për të pirë. Nga mungesa e ujit të pijshëm pushuesit kanë nisur ta braktisin plazhin e Kunes.

"Kam dhjetë ditë me pushime dhe çdo ditë ka probleme. Uji është jeta, si t'ia bëjmë?! Edhe pak ujë që vjen në çezma është i ndotur. Kam ardhur nga Zvicra të kaloj pushimet në vendin tim por do të iki se nuk ia vjen", tha një pushues.

"S'ka ujë për tu larë jo më për të pirë! Kjo është katastrofë! S'më shkon më mendja të vij më në Shqipëri", tha një tjetër emigrant që ka ardhur nga jashtë për pushime.

 Banorët janë pagues të rregullt të faturave, por detyrohen të blejnë ujin e pijshëm.

"9 ditë që nuk vjen asnjë pikë ujë. Kjo është neglizhencë e paparë e Ujësjellësit. Nga halli kemi bërë shpime, por uji del i ndotur. Ne si banorë dhe bizneset na ka dëmtuar shumë. Pushuesit vijnë një ditë apo dy dhe ikin", tha një banor i zonës.

Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizime pranë Bashkisë së Lezhës bën më dije se ndërprerjet e ujit të pijshëm në Kune vijnë nga mungesa e energjisë në stacionin e pompave. Por e kontaktuar nga Report TV, dega e OSHEE në Lezhë tha se investimet për linjën e pompave të ujit duhet ti kryejë vetë Ujësjellësi. Derisa institucionet të zgjidhin këtë ngërç, plazhi i Kunes do të mbetet pa turistë.

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tekniku: 11/08/2022 22:57

    Pa uje Po e bregdeti plot me lluce, te hyn hataja, pushime horror

    Përgjigju
  • Paul: 11/08/2022 20:26

    JEPJANI PLAZHIN NGA VELIPOJA NE KSANIL ALABARIT ,,,QE SHQIPERIA TE DALE NGA VARFERIA...VETEM ALABARI E RREGULLON BREGDETIN TONE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?