Lezhë, mbishkrimet me urrejtje kthehen në piktura murale! Iniciativa e të rinjve lezhjanë me moton ‘Shpërndaj Dashuri’

1 Nëntor 2023, 17:32| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 17:41

  • Share

Mbishkrimet me gjuhë urrejtje në muret e disa objekteve në zona publike të qytetit të Lezhës po kthehen në art mural.

Me moton "Shpërndaj Dashuri", iniciativa u ndërmor nga të rinjtë e Këshillit Rinor me mbështetjen e Bashkisë, të cilët deri tani kanë realizuar 3 piktura murale.

“Ne duam të përcjellim mesazhin e dashurisë dhe solidaritetin mes të rinjve”, tha Vasilika Laska, aktiviste.

Iniciativa e të rinjve të qytetit u përshëndet edhe nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, i cili vizitoi nga afër muralet.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?