Makina digjet gjatë natës pranë spitalit në Lezhë, dyshohet të jetë e qëllimshme (VIDEO)

9 Nëntor 2022, 07:46| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 17:17

  • Share

Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në Lagjen e Spitalit në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate dhe dyshohet të jetë e qëllimshme.

Makina përdorej nga R.U por ishte në pronësi të një personi tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Forcat e zjarrfikëses dhe të policisë kanë mbërritur në vendngjarje ku është bërë e mundur edhe fikja e zjarrit.

Grupi hetimor po kryen verifikimet si dhe pritet të sekuestrohen kamerat e vëzhgimit për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?