Lezhë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në lokal, merr përpara qytetarin që po pinte kafe! Përfundon në gjendje të rëndë drejt spitalit (VIDEO)

23 Qershor 2022, 09:24| Përditesimi: 23 Qershor 2022, 09:36

  • Share

Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot në afërsi të fshatit Tresh të Lezhës ku një makinë tip “Volsëagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lokal.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur 1 person qe po pinte kafe ne lokal i cili është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jeten si pasojë e plageve të marra në disa pjesë të trupit.

Në vendngjarja ka mbërritur menjëherë policia e cila ka nisur dhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që mund të përfundonte në një tragjedi pasi në lokal kanë qenë disa persona.

Ky është aksidenti i 3-të që ndodh në harkun kohor të 4 ditëve në rruget e Qarkut të Lezhës me një bilanc me 7 përsona të plagosur.

E.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • xxx: 23/06/2022 11:06

    Shofera pa llogjike qe marrin njerez ne qafe dhe perfundojn ne burg.

    Përgjigju
  • Berti: 23/06/2022 10:49

    Shume gabim qytetaret qe pine kafe, te kishin ikur ne pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?