Lezhë/ U bllokuan 4 vite më parë! Sipërmarrësit kërkojnë të ndërtojnë hotele në Shëngjin! I kërkojnë qeverisë të zhbllokojë lejet e ndërtimit

20 Nëntor 2023, 17:28| Përditesimi: 20 Nëntor 2023, 17:45

  • Share

Bllokimi i lejeve të ndërtimit prej 4-vitesh në Bashkinë Lezhë e ka dëmtuar këtë sektor. Shqetësimi është ngritur nga kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Pashk Palokaj, sipas të cilit në emer të biznesit i është dërguar një shkrese bashkisë dhe qeverisë, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Që nga Kryeministri, Ministria e Infrastrukturës dhe Bashkia e Lezhës kemi kërkuar zhbllokimin  e lejeve të ndërtimit dhe studimet pjesore. Sot rreth 70% e zonës turistike së Shëngjinit është e pazhvilluar. Rritja e numrit të turistëve në Shëngjin sjell nevojën për ndërtimin e strukturave të reja për akomodim”,- tha Palokaj.

Vetëm në Shëngjin operojnë 20 kompani ndërtimi dhe bllokimi i punës në këtë sektor ka sjellë mungese të ardhurash për biznesin por dhe pushtetin vendor që mbledh taksen e intrastruktures.

Prej vitit 2019 qeveria shqiptare bllokoi lejet e ndertimit ne Bashkine Lezhe, pasi binin ndesh me planin rregullues te qytetit.Tashme jane bere ndryshimet e kerkuera dhe ne fillim te 2024-es do te operohet me lejet e ndertimit, ben e ditur kryebashkiaku Pjerin Ndreu.

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/11/2023 00:56

    //70 % e zones turistike te Shengjinit eshte e pazhvilluar//-thote Pashk Palokaj,d.m.th paska shpetuar nga betonizimi deri tani! Dhe ky me shoke kerkojne t'a mbysin e t'i zene frymen me beton me keq se Tirana e Durresi! Matrapaze te pangopur!!!

    Përgjigju
  • sapa: 20/11/2023 17:49

    Tani ne dac ndertoni ne dac mos ndertoni.Shengjini ka vdekur,nuk merr dot fryme.Nje vend kaq i vogel te ndertosh ne menyre kaq kriminale.Vetem ne vendin pa shtet shqiperi ndodh kjo gje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?