Lezhë/ Lagjja ‘Nënë Tereza’ me 2 mijë familje prej vitesh pa ujë, banorët: Vjen 1 herë në ditë! Bashkia: Investimi për ujësjellësin nis këtë vit

25 Shkurt, 12:36| Përditesimi: 25 Shkurt, 16:10

  • Share

Prej vitesh banorët e lagjes "Nënë Tereza" në qytetin e Lezhës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata shprehen se uji rrjedh në çezma vetëm një orë në ditë, ndërsa në vere mungon fare.

Në këto kushte banoret detyrohen ta blejnë ujin e pijshëm ose të mbushin në burime natyrore. Pavarësisht ankesave të vazhdueshme nuk kanë gjetur zgjidhje nga ndërmarrja e ujësjellësit në varësi të bashkisë së Lezhës.

Mungesa e ujit po penalizon rreth 2 mijë familje në lagjen "Nëne Tereza" të qytetit të Lezhës, e cila është një zonë që është populluar masivisht gjatë 3 dekadave të fundit. E kontaktuar për këtë çështje Bashkia Lezhë bën me dije se është financuar projekti i Ujësjellësit të Ri që përfshin dhe lagjen "Nënë Tereza", investimi i cili pritet të nisë këtë vit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Manatijsi: 25/02/2024 16:05

    Ku jeni prej vitesh që nuk Ankoheni? Mos gjo politika e PDsë për mosbindje civile!

    Përgjigju
  • fran: 25/02/2024 12:43

    Ky eshte realiteti shqipetar UJI JEMI E UJI SKEMI....sa do te vazhdoi kjo histori e turpshme ....kush eshte ai person qe te thote KUR TE VI NE PUSHTET DO TE KETE UJI GJITH SHQIPERIA....jetojme ne shekullin 21 dhe ky eshte nje skandal kur shikon qe ne bote ka shum vende qe nuk kane burime por kane uji....

    Përgjigju
    • Loku: 25/02/2024 15:08

      Kjo eshte lagje krjtesisht me terrene te zaptuara dhe me ndertime ta paligjshme. Kane grabitur hapur dhe tani i kerkojne llogari shtetit. Keto jane per tu futur ne biruce te gjithe dhe ti sekuestrohen pronat.

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?