Droga e sekuestruar

Lezhë/ Kultivonin drogë, arrestohen 2 persona, sekuestrohen 230 fidanë kanabis

7 Qershor 2022, 14:37| Përditesimi: 7 Qershor 2022, 14:43

  • Share

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Lezhës pasi kultivonin bimë narkotike.

Agron Sallaku 34 vjeç banues në fshatin Blinisht u arrestua në flagrancë nga blutë e Lezhës dhe do të përballet me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Në momentin e arrestimit u sekuestruan 230 fidanë kanabis të cilët ai i kishte kultivuar në kubikë afër banesës.

Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë dhe një 24 vjeçar po me të njëjtën akuzë.

Mario Lemezhi kishte përshtatur një magazinë në afërsi të banesës për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?