Lezhë/ Kthyen stanin në ambient për kultivim kanabisi, lirohet vëllai i deputetit! Arrest me burg për dy të tjerët

13 Prill, 11:19| Përditesimi: 13 Prill, 12:29

  • Share

Vellai i deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca, i cili u arrestua tre ditë më parë si i përfshire në kultivimin e bimeve narkotike në zonen Kashnjetit në Lezhë, do të hetohet në gjendje të lire.Armando Ndreca dhe dy përsonat e tjere të arrestuar Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai u njohen këtë shtune me masen e sigurisë në gjykaten e Lezhës.

Pasi dëgjoi palet gjyqtarja Edlira Çota, e cilësoi të paligjshem ndalimin nga policia të 32-vjeçarit Armando Ndreca dhe vendosi ndaj tij masen e sigurisë detyrim paraqitje, mase u kërkua gjatë seances edhe nga prokuroria e çështjes Irena Sufaj, e cila pavarësisht kërkeses që kishte bërë që ai të qëndroi në burg, pasi u njoh me provat dhe pretendimet e të arresrtuarit ndryshoj qëndrim.

Ndërsa Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai të cilët u kapen në flagrance në stanin që kishin përshtatur për kultivimin e bimeve narkotike do të qëndrojnë në burg pa afat.

Ndaj të tre përsonave janë ngritur akuzat "Kultivimi i bimeve narkotike e kryer në bashkëpunim", ndërsa ndalimi i tyre u bë gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia e Lezhës në kuader të kontrolleve të territorit kunder kunder kultvimit të droges.Ata dyshohet se kishin përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/04/2024 02:46

    Armando Ndreca ka te njejten akuze si dy te akuzuarit e tjere:/ Kultivim narkotikesh ne bashkepunim/,nuk eshte akuzuar per moskallzim krimi;atehere pse dreqin e lirojne dhe hetimin do t'a kete ne gjendje te lire,apo se eshte vellai i deputetit e ata jane bijte e askushit??!!

    Përgjigju
  • AiQËQË: 13/04/2024 21:51

    Po te kishte dale nga pergjimi nje lidhje e nje polici, doktori, infermieri, mesuesia apo i nje qytetari te thjesht qe thyen lopaten gjith diten di i kishin bere grup i strukturuar kriminal dhe burgu as qe behet fjale, ndersa vellai i deputetit tone te dashur del te nesermen. Pa dashur ketu te permendim se ai eshte kjo kultivues ordiner i kanabisit dhe e din gjith Mirdita. Tani zoti deputet do doja shume qe femijet e tu kur te behem 13vjeç te pijne ca nga kanabisi qe mbjedh xhaxhai dhe te vije ne shtepi e te te vrasin ty te parin qe duke e ditur qe vellai jot kultivon kanabis per vite me rralle as qe merr mundimin ta ndalosh... Pastaj thojne te mos largohet RINIA nga SHQIPERIA.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 13/04/2024 14:32

    Hajde jeto ne Shqiperi, vellai deputetit del ata dy te tjeret ne burg

    Përgjigju
    • Vflp: 13/04/2024 21:04

      Ai eshte familje deshmori....nuk mund ta leme ne burg....ata te tjeret ska gje...ata I leme ne burg

    • Visi: 13/04/2024 18:23

      Prokurorja eshte nje cope budallaqe e re, nje trushkulur, bibe dhe idote qe do i bej dosjet tym

    • Shef turi: 13/04/2024 14:48

      Burgu eshte ndertuar per fukarain e jo per te pasurit e pushtetaret

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?