Lezhë/ Katastrofë mjedisore në lumin Mat, plehra dhe mbetje spitalore hidhen në brigjet e lumit, 100 m larg burgut të Shënkollit

28 Maj 2023, 10:30| Përditesimi: 28 Maj 2023, 15:37

  • Share

Mbetje të ndryshme përfshirë dhe spitalore hidhen në brigjet e lumit Mat, 100 metra larg burgut të Shënkollit në Lezhë.

Ky vend është kthyer në landfill mbeturinash të cilat dyshohet se shkarkohen gjatë natës në një perimetër të konsiderueshem, duke krijuar ndotje mjaft të madhe në të gjithë zonen përreth.

Kjo situatë vijon prej kohësh, ndërsa me rritjen e prurjeve të lumit mbetjet përpihen nga rrjedha e ujit dhe përfundojnë në det.

Pas raportimit të ngjarjes nga Report Tv, përfaqësues të bashkisë Lezhë dhe IKMT kanë zbarkuar në terren për të parë nga afër këtë katastrofë mjedisore dhe për të zbuluar e ndëshkuar përgjegjësit. 

Ora 15:28
Hedhja e interteve dhe mbetjeve spitalore në brigjet e lumit Mat, përfaqësues të Bashkisë Lezhë dhe IKMT zbarkojnë në terren

1685281077_lezhe.jpg

Hedhja e mbetjeve përfshirë dhe ata spitalore në brigjet e Lumit Mat ka vënë në lëvizje institucionet në Lezhë.

Menjëherë pas prezantimit të rastit në Report Tv, përfaqësues të Bashkisë Lezhë dhe IKMT kanë zbarkuar në terren për të verifikuar situatën dhe identifikimin e personave qe hedhin inerte ne brigjet e lumit.

Kjo situate vijon prej muajsh, duke krijuar një ndotje mjaft të madhe në zonë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • yylli: 28/05/2023 17:35

    kete te shohi edi rama...jo te dale per falenderime....

    Përgjigju
  • Alb: 28/05/2023 13:17

    Katastrofe do jete shqipnija se ke ken injoracen ne pralamete.

    Përgjigju
  • Scutari: 28/05/2023 11:02

    Ka dhjetëra vjet që mbeturinat spitalore hidhen në Lumin Mat. Një herë policia gjeti një këmbë mashkulli dhe rezultoi se ishte e njërit që i'a kishin amputuar në spitalin e Lezhës...

    Përgjigju
  • Mjerim: 28/05/2023 10:57

    Sa turp!

    Përgjigju
  • Timoni: 28/05/2023 10:41

    Po pse na i tregoni ne?

    Përgjigju
    • Timoni: 28/05/2023 17:50

      Atij të gjatit

    • Or tej: 28/05/2023 17:24

      Kujt t'ja tregojme or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?