Droga e sekuestruar

Lezhë/ I gjenden në shtëpi dy qese me kanabis, arrestohet 61-vjeçari

2 Qershor 2022, 13:19| Përditesimi: 2 Qershor 2022, 13:21

  • Share

LEZHË-  Një 61-vjeçar me iniciale P.Gj nga fshati Kauler ka rënë në pranga e policisë pasi, në banesën e tij u gjetën 2 qese me kanabis me peshë rreth 1 kilogramë.

61-vjeçari akuzohet për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?