Lezhë/ Gjendet e pa jetë një pushuese 50-vjeçare në bregdetin e Shëngjinit! Ishte e vetme në plazh

6 Shtator 2022, 14:06| Përditesimi: 6 Shtator 2022, 14:48

  • Share

LEZHË- Një pushuese rreth 50-vieçe ende e paidentifikuar ka humbur jetën në  plazhin e Shëngjinit.

Gruaja është gjetur pa shenja në bregdet  nga autoambulanca me personelin mjekësor,  të cilët shkuan menjëherë në  vendin e ngjarjes, pas njoftimit nga pushues të tjerë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do ti nënshtrohet mjekësisë ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes. Mësohet se viktima ishte e vetme ne plazh.

Më herët, një tjetër rast i ngjashëm u raportua në Vlorë, ku një pushues 45-vjeçar nga Korça me iniciale E.B. u mbyt aksidentalisht në det.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?