Foto të kanabisit që u gjet

Lezhë, gjenden të kultivuara në fshatrat Vinjoll, Fushë-Milot dhe në Dajç 694 bimë kanabisi, ende nuk dihen autorët

6 Qershor 2023, 11:49| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 12:17

  • Share

Në fshatat Vinjoll, Fushë-Milot dhe në Dajç të Lezhës dronët kanë zbuluar 694 bimë kanabisi të kultivuara në tokë. Sipas njoftimit të bërë nga Policia e Shtetit, kultivuesit e bimëve narkotike ende nuk janë gjendur.

Në kuadër të fazës së 11-të të operacionit policor të koduar ‘Imazhi’, nga kontrollet e kryera në zona të thella dhe të vështira malore, policia ka zbuluar 694 bimë kanabis.

Konkretisht në fshatin Vinjoll, Kurbin, u gjetën të kultivuara në tokë, 456 bimë kanabis, në fshatin Fushë Milot, Kurbin, u gjetën të kultivuara në tokë, në zonë të pyllëzuar, 171 kanabis, ndërsa në fshatin Dajç, Lezhë, u gjetën të kultivuara në një pronë publike, 67 bimë kanabis të tjera . Bimët narkotike u asgjësuan përmes djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Gjatë dhjetë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në zona të ndryshme të qarkut Lezhë, janë asgjësuar në total, 15 379 bimë narkotike cannabis sativa”-njofton policia.

Ndërsa, skuadra të posaçme policore, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet intensive në terren dhe nga ajri.Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë Lezhë, vijon veprimet hetimore për gjetjen dhe  arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?