Lezhë/ Fshihte Ilaçe farmaceutike mes makaronave në magazinën e marketit, arrestohet 34 vjeçari

21 Dhjetor 2023, 14:26| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 15:48

  • Share

Policia e Lezhës ndaloi një rast të shitjes së ilaçeve farmaceutike mes makaronave dhe produkteve të tjera ushqimore.

Në pranga vu pronari i 2 prej bizneseve, shtetasi Aleks Dokaj, 34 vjeç, banues në Lezhë, "pasi kishte fshehur në ambientet e farmacisë dhe në raftet me produkte ushqimore, në magazinën e një marketi, 300 kuti me ilaçe, një pjesë e të cilave nuk kishte elementin e autenticitetit në ambalazhe, ndërsa pjesa tjetër nuk kishte pullën e Agjencisë Shtetërore të Barnave" informoi sot policia e Lezhës.

Ilaçet e ndaluara ishin me vlerë 10 000 euro.

Po kështu u procedua penalisht administratori i një kompanie farmaceutike, shtetasi S. I., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi në automjetin në pronësi të kësaj kompanie, u gjetën 200 artikuj ortopedikë dhe aksesorë parafarmaceutikë, pa elementin e autenticitetit në ambalazhe dhe pa fatura tatimore.

Operacioni policor u kodua "Antidote".

Policia sekuestroi si provë materiale, 300 kutitë me ilaçe dhe 200 artikujt.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?