Lezhë/ Dëmtohet tubacioni gjatë punimeve në rrugë, një prej banoreve mbush ujë në kanal (VIDEO)

24 Dhjetor 2020, 09:46| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 09:54

  • Share

Disa punime në rrugë në bllokun e banimit 11.2 hektarë në lagjen Besëlidhja të qytetit të Lezhës, kanë sjell dëmtimin e tubacionit të ujësjellësit.

Si pasojë, uji ka dalë në sipërfaqe mbrëmjen e së mërkurës. Duke qenë se banesat nuk janë furnizuar me ujë, një prej banoreve mbush ujë në kanal.

Menjëherë kanë nderhyre punonjësit e ujësjellës-kanalizimeve dhe kanë riparuar dëmet duke rikthyer ujin e pijshëm në zonë.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?