Lezhë/ Dalin peshq të ngordhur në ujërat e lumit Drin...dyshohet se iu hodh dinamit (VIDEO)

25 Maj 2022, 14:30| Përditesimi: 25 Maj 2022, 14:51

  • Share

LEZHË- Peshq të ngordhur kanë dalë në siperfaqen e Drinit, nga zona e Balldrenit deri në grykëderdhjen e lumit në detin Adriatik.

Peshqit e ngordhur janë konstatuar që prej pasdites të së martës, ndërsa ende nuk dihet shkaku i kësaj situate. Peshkatarët dhe qytetarët kërkojnë identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

Inspektorati i Mbrojtës së Territorit dhe Agjencia rajonale e Mjedisit kanë nisur verifikimet në terren për zbulimin e shkakut të ngordhjes së peshqve, që dyshohet të jete krijuar nga gjuetia me dinamit apo derdhja e lendeve te rrezikshme ne lum.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?