Lezhë/ Banorët: Fabrika e përpunimit të mbetjeve lëshon aromë të rëndë, ka ndotur ajrin (VIDEO)

10 Mars 2020, 14:44| Përditesimi: 10 Mars 2020, 14:51

  • Share

Fabrika e përpunimit të mbetjeve shtazore në Lezhë ka krijuar ndotje të ajrit. Ky është pretendimi i banorëve që jetojnë përreth ish-zonës industriale ku është ngritur dhe operon kjo fabrikë.

Brenda pak ditësh banorët kanë dalë dy herë në protestë, pasi thonë se ankesat e tyre ka rënë në vesh të shurdhët nga të gjitha institucionet shtetërore. Banorët ankohen për aromën e rëndë që është krijuar, e cila po ju sjell edhe probleme shëndetësore.

Kjo fabrikë e cila është vënë në funksion 2 muaj më parë është inspektuar dhe nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi i cili e konsideroi këtë investim si modern dhe me standarde evropiane.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e fabrikës thonë se subjekti i plotëson të gjitha standardet dhe nuk krijon ndotje të mjedisit.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 16/03/2020 17:54

    Nqoft se shtetl nuk merr masa atehere ju duhet ta zgjidhni vet kete situat me mjete shtepiake

    Përgjigju
  • Cingapoku: 10/03/2020 16:50

    Hajt mos u mërzisni, në Kavajë ka qenë fabrika letrës që herë pas here e lëshonte nga nji nga këto me erë por ka qenë fabrikë shtetërore ndërsa kjo është private, dmth, pronari e ka vilën në Tiron erën e keqe nuk e nigjon dhe mbush xhepat plot ndërkohë që ju banorët torturoheni prej erës keqe. Meqë është kështu atëherë mërzituni. Tung

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?