Lezhë, banorët e Ungrejt kundër projektit të varrezave

2 Korrik 2022, 19:05| Përditesimi: 2 Korrik 2022, 20:09

  • Share

Zbatimi i një projekti të bashkisë së Lezhës për të rrethuar varrezën publike ka hasur në kundërshtimin e banorëve të fshatit Ungrej.

Ata kanë përzënë punëtorët e kompanisë ndërtuese me pretendimin se kanë shkaktuar dëme në varre, ndërsa kërkojnë nga bashkia të informohen mbi këtë projekt, pasi nuk është vendosur as tabela e punimeve.

"Vite më parë me kontributet e tyre kanë bërë murin rrethues, ndërsa bashkia kërkon ta kthejë në rrethim me tela", thanë ata.

Zyrtarët lokalë pasi u njohën me këtë shqetësim thanë se do të takojnë të hënën banorët e Ungrejt. Ndërsa në faqen e prokurimeve rezulton se tenderin për Rrethimin dhe Sistemimin e Varrezave në të gjitha Njësite Administrative te Lezhës e ka fituar kompania “LODI CONSTRUCTION” me një fond prej 23 321 720 lekësh, ndërsa punimet duhet të përfundojnë brenda tre muajve.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?