Lezhë, autor i katër vjedhjeve në banesa, arrestohet 47-vjeçari (EMRI)

20 Prill, 12:45| Përditesimi: 20 Prill, 12:55

  • Share

LEZHË - Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka kryer disa vjedhje.

Kastriot Kolaj, banues në Shëngjin u vu në pranga pasi pas hetimeve policore dyshohet për vjedhje të kryera gjatë periudhës janar-prill 2024.

Në banesën e tij, efektivët kanë gjetur një shumë parash dhe bizhuteri të ndryshme, të cilat dyshohen se janë vjedhur gjatë kësaj periudhe në banesa të ndryshme.

Gjithashtu u gjetën në shtëpinë e 47-vjeçarit, një sasi farash kanabisi dhe një përforcues grushti.

'Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autor i 4 vjedhjeve në banesa, të kryera gjatë periudhës janar-prill 2024. Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën shuma parash dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, një sasi farash cannabisi dhe një përforcues grushti.', thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

1713605191_lezhe.jpg

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?