Lezhë, 500 banorë në periferi nuk furnizohen rregullisht me ujë, rrjeti shpërndarës i amortizuar! Qytetarët: E blejmë me bidonë

8 Janar 2023, 17:16| Përditesimi: 8 Janar 2023, 17:20

  • Share

Rreth 500 banorë të lagjes “Nënë Tereza” në periferi të Lezhës nuk furnizohen rregullisht me ujë të pijshëm nga ndërmarrja e ujësjellësit. Ata ankohen se uji në çezma shkon vetëm një herë në ditë.

“Uji vjen vetëm pasdite rreth 2 orë. Ne me depozita kemi ujë. Ai që ka mundësi detyrohet e blen po ai që nuk ka mundësi i bie të konsumojë këtë. Është shumë vështirë”, thonë ata.

Prej 30 vitesh, depozitat dhe bidonët janë e vetmja mënyrë për të siguruar ujin.

 “Unë për vete e blej me bidonë. Ka kosto po nuk  kam çfarë bëj”, shprehet një tjetër banor.

Burime nga Bashkia thanë se në vitin 2020 është ndërtuar rrjeti i ri i ujësjellës-kanalizimeve, ku lagjja “Nënë Tereza” u përfshi pjesërisht. Banorët që ankohen për mungesë uji sot furnizohen nga rrjeti i vjetër dhe i amortizuar.

Lagjja “Nënë Tereza” është populluar pas viteve ’90 me banorë të ardhur nga fshatra të ndryshëm të veriut.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshati: 08/01/2023 18:11

    Nuk e kuptoj qellimin e artikullit, asnje qytet ne shqiperi nuk ka uje pa nderpreje. Ne shume fshatra nuk ekziston rrjeti i ujit te pishen fare. Kjo nuk n'a shqeteson aspak, shqetesimi yne eshte se ka disa qe nuk e duan Berishen dhe disa te tjere nuk duan Ramen, kjo eshte çeshtje qe ne jemi gati te marrim armet. Uji i pijshem s'eshte asgje.

    Përgjigju
  • fran: 08/01/2023 17:47

    Uje jemi dhe uje nuk kemi, ky eshte turp kombetar, jemi i vetmi shtet ne evrope me bidona neper cati e taraca por mire te na i bejne sepse vet i votojme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?