Lezhë/ 19-vjeçari i vë flakën një makine në Shëngjin, shoqërohet në polici (VIDEO)

13 Shkurt 2020, 13:59| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 14:31

  • Share

LEZHË- Një 19-vjeçar është shoqëruar në policinë e Lezhës për shkak se akuzohet t'i ketë vënë flakën një makine.

I shoqëruari në polici është Mikel Pjetrushaj dhe rreth orës 13:05, në Shëngjin, Lezhë dyshohet se ka djegur makinën tip"Benz" në pronësi të Elion Daja, 41 vjeç, banues në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave në fjalë por ende nuk dihen shkaqet.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Makina e djegur në Lezhë

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?