Lezhë/ 13 sirianë drejt Kosovës, nën hetim shoferi dhe fatorino i autobusit Tiranë- Kukës

8 Shkurt 2020, 13:42| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 14:13

  • Share

LEZHË- Shoferi dhe fatorino i autobusit Tiranë- Kukës janë proceduar penalisht pasi po transportonin drejt Kosovës në mënyrë të paligjshme 13 sirianë dhe marokenë.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit i thanë Shqiptarja.com se ka nisur hetimet ndaj B.E., 58 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i autobusit dhe B. B., 34 vjeç, banues në Kukës, faturino i autobusit. Ndalimi i tyre u bë në aksin rrugor Mamurras-Lezhë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Laçit” nga shërbimet e Policisë Rrugore.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasit B. E., 58 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i autobusit ku udhëtonin shtetasit e huaj dhe B. B., 34 vjeç, banues në Kukës, faturino i autobusit. Këta shtetas, në aksin rrugor Mamurras-Lezhë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Laçit” janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, me automjetin autobus të linjës Tiranë-Kukës, duke transportuar 13 shtetas të huaj sirian dhe maroken që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme", njofton policia.

Mbi ta rëndon akuzat për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?