Lezha turistike, hapet zyrë informacioni për turistët! Ndreu: Një hap më tej për promovimin e qytetit

31 Korrik 2023, 15:57| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 16:07

  • Share

Tashmë çdo turist që do të vizitojë Lezhën, do të mund ta ketë më të thjeshtë të orientohet, duke marrë informacione nga një zyrë e ngritur posaçërisht për ta.

Turistët do të kenë mundësi të njihen me gjithçka ofron zona turistike dhe Lezha në teresi, përmes një “info pointi” të ngritur në shëtitoren e plazhit.

-Është një infopoint me të gjitha akseset e duhura, një hap më tej për të dhënë gjithçka ne kemi për zonën tonë. Kjo është vetëm pikënisja, do të kemi mundësinë të hapim pika mini infopointi për të gjithë turistët në të gjithë qarkun”, tha Pjerin Ndreu, kryetar i Bashkisë Lezhë.

“Përveçse ka investuar në ndërtesë ka investuar në kapacitetet e të gjithë shërbimeve, mirëpres që këto shërbime të zhvillohen”, tha Entela Pinguli përfaqësuese e projektit të BE.

Ky investim i cili i mungonte Shëngjinit është realizuar me financim të Bashkimit Evropian, duke ju ardhur në ndihmë të gjithë pushuesve për tu njohur me çdo destinacion turistik që ka Lezha.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Barzay: 31/07/2023 18:36

    Po nqf.nje person asht ne Lezhe dhe don te informohet per ndonje gja qe asht ne Lezhe , duhet te shkojne deri ne Shengjin per me pyt? Hajde hajde intelligjence.

    Përgjigju
    • Or tej: 31/07/2023 19:48

      Lezha tani "Caput mundi" or teeeejjjjj

  • Dhe ata: 31/07/2023 17:09

    Hidh lek në dava. Turisti rri ne internet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?