Lezha nis përgatitjet për festivalin e Gjirokastrës, performojnë 19 grupe

19 Shkurt 2023, 17:46| Përditesimi: 19 Shkurt 2023, 17:50

  • Share

Lahutarët, instrumentistët, këngëtarët e valltaret e Lezhës shpalosën vlerat e tyre artistike, nëpërmjet një konkursi që i përgatit për Festivalin Folklorik Kombëtar "Gjirokastër 2023", i cili rikthehet pas një shkëputje disavjeçare.

Drejtori i Pallatit të Kulturës, Mark Gjoka tha se janë 19 grupe konkurruese, të cilat ngjallin një shpresë se trashëgimia po ruhet dhe do tejçohet ndër breza. 

“Interesante ishte mbi të gjitha,  dashuria që këta folklorista vazhdojnë të kenë për trashëgiminë Lezhjane. Është një shpresë dhe për ne që të ndërtojmë edhe ide, vizione, projekte me qëllim që trashëgimia Lezhjane të ketë mundësi të ruhet dhe transmetohet ndër breza”. 

Konkurrimi do të vazhdojë edhe në bashkitë e Kurbinit dhe Mirditës me synim pasqyrimin sa më real të vlerave të folklorit të rajonit të Lezhës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?