Lezha në pranverë me maternitet të ri! Rama: Shërbimi për nënat e reja ishte një turp i madh për dekada (VIDEO)

30 Nëntor 2020, 14:45| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 15:00

  • Share

LEZHË- Brenda pranverës, materniteti i Lezhës do të jetë krejtësisht të ri! Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga ambientet e brendshme të këtij materniteti, i cili aktualisht është një kantier ndërtimi.

Rama tha se maternitet e reja janë  prioritet e i qeverisë së tij, teksa nuk i ka kursyer edhe 'thumbat' për kundërshtarët e tij politik.

"Maternitetet e reja janë një prej prioriteteve tona, që po jetësohen hap pas hapi, me punë të pandalur, përpjekje e durim, për t'i ndryshuar faqen shërbimit të nënave të reja që ishte një turp i madh për dekada, e që sot po transformohet në një shërbim shembullor, ku bashkë me ardhjen e fëmijës në jetë vjen në maternitet edhe Çeku i Bebes për çdo lindje, nga 40 mijë lek të reja për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin e deri 120 mijë për të tretin e më tej. Materniteti i ri i Lezhës, që do të hapë dyert në pranverë është një zotim i mbajtur, pasi u premtua për dekada të tëra", tha Rama. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?