Lezha miraton buxhetin e vitit 2023/ Ndreu: Është më i madhi i të gjitha viteve, 34% do shkojë për investime

3 Dhjetor 2022, 13:52| Përditesimi: 3 Dhjetor 2022, 14:10

  • Share

Me shumica votash Këshilli Bashkiak i Lezhës, miratoi buxhetin e vitit 2023 i cili kap vlerën e 16.5 miliard lekëve të vjetra.34% e buxhetit është parashikuar të shkojë për investime kryesisht në zonat rurale si dhe do shlyhet përfundimisht borxhi i trashëguar me vlerën e 4.6 miliard lekëve.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu u shpreh se mire menaxhimi i të ardhurave dhe ulja e shpenzimeve të panevojshme është reflektuar pozitivisht tek treguesit financiar dhe investimet e kryera gjatë tre viteve të fundit.

Buxheti i vitit 2023 në Bashkinë Lezhë i cili është më i madhi i të gjitha viteve, garanton dhe vazhdimin e punëve të nisura në Turizëm, bujqësi, shërbimin social për shtresat në nevojë, sportin, artin kulturën dhe jetën artistike.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?