Lezha e nis mbarë Vitin e Ri! Festime nëpër rrugë e lokale pa asnjë incident! Pamje me dron të spektaklit të fishekzjarreve

1 Janar, 09:09| Përditesimi: 1 Janar, 09:16

  • Share

Lezhë - Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Lezhë bashkimi i akrepave të orës që lajmëruan ardhjen e vitit të ri u prit me një atmosferë të gëzueshme. Qindra qytetarë mbushën rrugët dhe sheshin kryesor të qytetit, duke u bërë pjese e festimeve për vitin e ri 2024.

Për disa minuta qielli u ndriçua nga magjia e fishekzjarreve të shumta të cilët u hodhen në mënyrë të organizuar nga Bashkia e Lezhës por pati dhe qytetarë të cilët festuan me fishekzjarre.

Pas hedhjes së fishekzjarreve, festa vijoj deri në oret e para të mëngjesit të 1 janarit në baret dhe lokalet e qytetit të Lezhës.Festimet për Vitin e Ri në Lezhë u monitoruan nga forca të shumta policisë të cilët ishin vendosur në qendër të qytetit, ndërsa nuk është raportuar për incidente.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?