Lezha 40% më shumë rezervime! Të huajt blenë 400 apartamente në 1 vit e gjysmë

8 Qershor, 15:31| Përditesimi: 8 Qershor, 15:40

  • Share

Lezha e ka nisur me shifra premtuese sezonin turistik. Përgjatë inspektimit në plazhet publike të zonës së Shëngjinit me ministren e Turizmit Mirela Kumbarn, kryebashkiaku Pjerin Ndreu foli për një rritje të rezervimeve, krahasuar me të njëjtën periudhë më parë.

“Ishim pak më parë takuam operatorët turistikë, na thanë që presim 40% më shumë”, tha ministrja Kumbaro.

“Ndërkohë janë 40% më lart”, u shpreh Ndreu.

“Shifër që na konfirmohet edhe nga hyrjet në kufi, aeroporti në Einas, plus 40% na konfirmohen në të gjitha drejtimet, kjo do të thotë që përgjegjësia është edhe më e madhe”, tha Kumbaro. 

Interes të shtuar, të huajt kanë jo vetëm për të zgjedhur Shëngjinin si destinacion për pushime, por edhe për të blerë apartamente, 400 prej të cilëve u blenë 1 vite gjysmë, nga të huaj 

“Në 1 vit e gjysmë janë shitur 400 apartamente te të huajt, 800 te shqiptarët e Kosovës, polakë, cekë, italianë, gjermanë, francezë, izraelitë”, tha Pjerin Ndreu.

Përgjatë inspektimit të vijës bregdetare, ministra e Turizmit kërkoi të shtohen më shumë tabelat për mbeturinat.

“Ti s’e ke problem të dalësh këtë vit kryebashkiaku i dytë për pastërtinë”, u shpreh Kumbaro.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drakula: 09/06/2024 12:34

    Turp e faqja zese qe skane nje here,urbanistiken lezhe-shengjin audobuzat cope cope ka shume fluks edhe puntoret qe vijne nga shengjini qe nga ora 4:00 pm ne lezhe rrijne e presin gati 2 ore ne stacionet sepse nuk ka urbanistik...hajt shnet nese bahet gja.. :)

    Përgjigju
  • sapa: 08/06/2024 18:35

    Do i keshilloja qe edhe vazon e lules te mos e blejne ne ate vend se nuk e kane te sigurte.Po nuk e diten shqipataret kete gje nuk do ta mesojne kurre!Te huajt kujtojne se eshte si ne shtetet e tyre por nuk e imagjinojne se ketu jane te gjithe bandite e te len me gishte ne goje edhe po te kesh dokumente!

    Përgjigju
    • Ben: 08/06/2024 20:36

      hahaha gjin gjoni kusar me rolex eshte o kendes atij po ruaju se ta fut me letra fallco dhe te shet sapunin per djath

  • Po mër po: 08/06/2024 17:35

    400 apartamente u shitën 4 individëve me pasaportë të huaj, e 800 apartmente u shitën 8 individëve me pasaportë shqiptare e Kosovës, polakë, cekë, italianë, gjermanë, francezë, izraelitë. Pra 1 person ble 100 apartmente.

    Përgjigju
    • Flek: 08/06/2024 18:53

      Ke pire droge apo je thjesht budalla i lindur? Cfare derdellit o psikopat?

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?