Periferi

Lexuesit të etur për lajme e njerëz me integritet

25 Nëntor 2019, 18:03| Përditesimi: 25 Nëntor 2019, 18:05

  • Share

Në faqen kryesore të Shqiptarja.com, dy tabela në të djathtë rendisin çdo minutë, ditë dhe javë, shkrimet më të lexuara nga shqiptarët në vend, në rajon dhe në botë. Aty shihen interesat, preferencat e lexuesve. Eshtë një barometër që automatikisht na tregon se cilat tema janë në qendër të vëmendjes së shumicës, një matës i paanshëm që na ndihmon në punën tonë. Duke pasur Shqiptarja.com, si media online, mbi 400 mijë ndjekës realë dhe një trafik lexuesish unikë mbi 250 mijë çdo ditë, renditja e shkrimeve është mëse e besueshme dhe domethënëse. Shpesh, renditja ndryshon sipas rëndësisë së shkrimeve që dalin gjatë ditës, por ka prej tyre që qëndrojnë gjatë në vendin e parë. Në të vërtetë, janë lexuesit dhe interesi i tyre që i mban lart.

Kjo parantezë për të treguar se lajmi më i lexuar gjatë të hënës së kësaj jave të fundit të nëntorit është shkruar nga kolegu Adriatik Doçi dhe ka si protagoniste Prokuroren e Krimeve të Rënda Doloreza Musabelliu, një tjetër grua në Drejtësi që ka një "anomali" në deklarimin e pasurisë së saj dhe të bashkëshortit. Nuk rezultojnë të kenë asnjë tokë, apartament, biznes e pasuri që ua kanë dhuruar prindërit, dajat, hallat, gjyshet e gjyshërit. Të dy, burrë e grua deklarojnë rrogat e tyre dhe kredinë për shtëpinë ku banojnë. Një çift normal, ashtu siç duhet të ishin me fakte dhe logjikë shumica e njerëzve të drejtësisë në Shqipëri.

Pikërisht historia e prokurores që ka çuar në gjykim çështje dhe personazhë pikantë të kriminalitetit shqiptar, mori zemrat e lexuesve për një ditë të tërë, edhe në këtë moment që po shkruajmë këtë reflektim.

Nuk është hera e parë që histori të mira e të drejta, personazhë me integritet, marrin vemendjen e lexuesit tonë. Përkundër asaj që thuhet ose mendohet, shqiptarët janë të etur për lajme dhe njerëz që janë ndryshe nga modeli dekurajues i politikanit, apo gjyqtarit, gazetarit, nëpunësit të korruptuar. 

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • E**A**: 25/11/2019 23:04

    Duke pasur Shqiptarja.com, si media online një trafik lexuesish unikë mbi 250 mijë çdo ditë... Përkundër asaj që thuhet ose mendohet...renditja e shkrimeve është mëse e besueshme dhe domethënëse. Shpesh, renditja ndryshon sipas rëndësisë së shkrimeve që dalin gjatë ditës, por ka prej tyre që qëndrojnë gjatë në vendin e parë. Në të vërtetë, janë lexuesit dhe interesi i tyre që i mban lart. :D

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?