Leximi i emrave në PD, Harxhi: E nxorën numrin e delegatëve 120%! Qesharake! Do jem nesër në Kuvendin e Berishës

10 Dhjetor 2021, 17:30| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 22:31

  • Share

TIRANË- Ish-kandidatja për kreun e Partisë Demokratike Edith Harxhi, ka komentuar sot në ‘Kontrast’ zhvillimet me të fundit në PD. Në emisionin “Kontrast” në Report TV, Harxhi tha se do të marrë pjesë në kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, teksa zbuloi detaje.

“Unë nuk jam delegate, jam anëtare e thjeshtë e partisë dhe do të jem nesër natyrisht në Kuvend siç do të jenë edhe të tjerët e Grupit për PD. Besoj se njëri prej nesh do të ketë edhe një fjalim” – tha ajo.

Në panelin me gazetarët Lorenc Vangjeli dhe Denis Minga, Harxhi shtoi se leximi i emrave të delegatëve nga Gazment Bardhi është një veprim qesharak.

“Një mikeshë më shkruante si ka mundësi që ka dalë 120% numri i delegatëve me shifrat që kanë nxjerrë këta” – tha ajo.

Harxhi shtoi se i gjithë vendi ka nevojë për një drejtim të ri politik. Për rastin e Berishës ajo tha se PD ka nevojë për drejtimin e tij për një periudhë kohe.

“Unë mendoj që zoti Berisha është i vetmi që mund ta bashkojë Partinë Demokratike, si kryetar në drejtimin e saj për një periudhë kohe” – tha ajo.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?