Pajisja për leximin e pasaportave

Leximi dixhital i pasaportës në aeroportin e Rinasit, nga sot qytetarët shmangin kontaktin me policin! Procesi i ri zgjat 15-30 sekonda

1 Gusht 2022, 07:22| Përditesimi: 1 Gusht 2022, 14:26

  • Share

Terminali i ri në aeroportin e Rinasit sjell teknologji të re në kalimin e pasaportave që nuk merr më shumë se 30 sekonda kohë. Nga dita e sotme, qytetarët do të shmangin kontaktin me policin në 8 portat e reja hyrëse të terminalit të ri dhe do të bëjnë leximi dixhital të pasaportës në barrierat dixhitale.

Kjo bëhet për të shtuar komoditetin e pasagjerëve dhe për të lehtësuar fluksin e hyrjeve sidomos në këtë periudhë sezoni veror kur ka shumë emigrantë shqiptar dhe turistë që zgjedhin Shqipërinë për pushimet verore. Përveç qytetarëve shqiptarë, në teknologjinë e re për leximin e pasaportave përfshihen edhe qytetarët e BE, SHBA, Britanisë së Madhe e Britanisë. 

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” u inaugurua dje terminali i ri, prej 5 mijë metër katrorë, pjesë e një investimi të përgjithshëm prej rreth 38 milionë euro të kryer në 1 vit e gjysëm, me objektivin për ta shndërruar Aeroportin e Rinasit në portën hyrëse për të gjithë rajonin. Përveç portave hyrëse dhe teknologjisë së re në leximin e pasaportave, është rritur edhe numri i punonjësve të sigurisë. Në inaugurimin e terminalit të ri ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama që shoqërohej nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Në përshëndetjen e mbajtur, Kryeministri u shpreh se terminali i ri është një investim i mirëseardhur, i cili vjen në kohën e duhur dhe i përgjigjet më së miri kërkesave me një rritje të jashtëzakonshme të numrit të pasagjerëve.

Ora 14:23
Leximi dixhital i pasaportave! Dalin pamjet, si po hyjnë qytetarët në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga terminali i ri i Aerportit të Rinasit duke treguar se si po funksionon zbatimi i teknologjisë së re për leximin e pasaportave në mënyrë dixhitale.

 

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?