Foto ilustruese

Lëvizte nëpër qytet me kanabis në makinën e vjedhur në Spanjë, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë

7 Gusht 2023, 13:20| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 13:25

  • Share

Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Vlorës, pasi nga një kontroll në makinë iu gjet kanabis. Ndërsa nga hetimet e kryera mjeti i të riut rezulton të jetë vjedhur në Spanjë.

I riu me iniciale K. N., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi u ndalua gjatë një kontrolli në automjetin që drejtonte, doli zbuluar pasi iu gjetën sasi të konsiderueshme kanabisi.

Gjithashtu, nga verifikimet, automjeti që drejtonte i arrestuari, rezulton i vjedhur në Spanjë.

Sasia e lëndës narkotike dhe automjeti u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për përcaktimin e përgjegjësisë së plotë penale të këtij shtetasi.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?