Foto ilustruese

Lëvizte në sens të kundërt në aksin Milot-Morinë dhe kundërshtoi me forcë policët, arrestohet i riu

30 Janar, 10:32| Përditesimi: 30 Janar, 10:41

  • Share

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit pasi ka qenë dukë lëvizur në sens të kundërt në aksin Milot-Morinë.

32-vjeçari lëvizte me një mjet tip “Volkswagen” në sens të kundërt duke u bërë kështu rrezik për aksidente rrugore dhe duke rrezikuar jetën e tij, por edhe të shoferëve të tjerë.

Përveç kësaj, i riu ka kundërshtuar me forcë efektivët e policisë në momentin që ndaluar nga patrulla. Ai është atestuar dhe ndaj tij rëndojnë veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".

“Shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë” kanë konstatuar një automjet tip “Volkswagen” që qarkullonte në sens të kundërt të lëvizjes në autostradë dhe si pasojë ishte rrezik potencial për ngjarje rrugore me pasoja. Menjëherë i janë vënë në ndjekje automjetit dhe pas ndalimit kanë identifikuar drejtuesin e tij, shtetasin D. G.

Ky shtetas, gjatë veprimeve procedurale të shërbimeve të Policisë, për shkeljen e kryer prej tij, i ka kundërshtuar ato, me forcë”, njofton policia.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?