Lëvizte në mes të Krujës me pistoletë, arrestohet 31-vjeçari! Kishte armën e zjarrit me fishek në fole gati për qitje

22 Dhjetor 2022, 09:45| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 10:00

  • Share

Klajdi Buza, 31 vjeç, nga Fushë-Kruja ka rënë në pranga pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës. I riu mbante në makinën me të cilën po qarkullonte armën e zjarrit të llojit pistoletë, të cilën e kishte me fishekë në fole dhe gati për qitje.

31-vjeçari i arrestuar akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?