Pistoleta dhe thika e sekuestruar

Lëvizte me thikë dhe pistoletë imituese në makinë, pranga të riut në Tiranë! I sekuestrohen 2 stema të policisë (EMRI)

27 Janar, 10:01| Përditesimi: 27 Janar, 10:06

  • Share

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi iu gjet pistoletë imituese, thikë dhe stema e portofol si të policisë.

I riu i identifikuar si Spajdi Selamaj, është arrestuar në rrugën “Siri Kodra” teksa po qarkullonte me automjetin e tij tip ‘benz’.

Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një pistoletë imituese, një mjet prerës, dy stema dhe një portofol si ato të Policisë. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?