Foto ilustruese

Lëvizte me shpejtësi me ‘Range Rover’ dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, kishte dhe kanabis me vete, arrestohet 28-vjeçari në Korçë

7 Qershor 2022, 17:00| Përditesimi: 7 Qershor 2022, 17:04

  • Share

28-vjeçari Jorgo Çyfeku, gjatë ditës së djeshme duke lëvizur në unazën e Korçës më një makinë tip “Range Rover” nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, dhe në vend të kësaj u largua me shpejtësi.

Më pas i riu u arrit të kapej dhe të neutralizohej.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e 28-vjeçarit, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis.

I riu akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?