'Sundimi i Ligjit'/ Lëvizte me pistoletë në rrugët e lagjes 13, arrestohet 17 vjeçari në Durrës

22 Nëntor 2023, 09:36| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 09:54

  • Share

Një 17 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit në kuadër të operacionit "Sundimi i Ligjit" pasi është kapur në rrugët e qytetit të Durrësit me armë me vete.

Pas informacioneve se i riu lëvizte i armatosur në rrugët e lagjes 13 të Durrësit, policia ka ndërhyrë duke bërë kontrollin fizik të tij. Gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndaj 17 vjeçarit K.Gj po zhvillohen hetimet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?