Arma e sekuestruar

Lëvizte me pistoletë në brez, me qëllim për ta shitur tek persona të tjerë, arrestohet 42 vjeçari në Tiranë! I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje

21 Dhjetor 2023, 09:08| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 09:20

  • Share

Një 42 vjeçar është arrestuar nga forcat "Shqiponja" në Tiranë pasi u kap teksa lëvizte me armë në qytet. 

Në pranga ka rënë 42 vjeçari i identifikuar si M.H i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të bërë nga forcat "Shqiponja", 42 vjeçarit iu gjet një pistoletë të cilën e mbante me qëllim shitjen ndaj personave të tjerë. 

Në kuadër të operacionit 'Transportuesi', policia sekuestroi krëhërin e pistoletës dhe municionin luftarak që mbante me vete i arrestuari. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?